×
  • Lajme
  • Botë

    Shkrirja e akullnajave zbulon trupa të vdekur në Mont Everest

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 15:42

    Operatorët e ekspeditës janë të shqetësuar për numrin e trupave të alpinistëve që po shfaqen në malin Everest, derisa akullnajat po shkrihen, si pasojë e ngrohjes globale.


    Gati 300 alpinistë kanë vdekur në kulmin e përpjekjeve për t’u ngjitur, ndërsa dy të tretat e trupave mendohet se ende janë të varrosura në dëborë dhe akull.

    Trupat po hiqen në anën kineze të malit, në veri, ndërsa po fillon sezoni i ngjitjes pranverore, shkruan BBC, përcjellë në shqip Reporteri.net.

    “Për shkak të ngrohjes globale, sipërfaqe të akullnajave janë duke u shkrirë shpejt dhe trupat e vdekur që kanë mbetur të varrosura gjatë gjithë këtyre viteve tashmë janë duke u shfaqur”, tha Ang Tshering Sherpa, ish-president i Shoqatës së Alpinistëve Nepal.

    “Ne kemi tërhequr trupat e disa alpinistëve që vdiqën në vitet e fundit, por ka ende trupa të vjetër që kanë mbetur të varrosur  dhe që tani po dalin”.

    Dhe një oficer i qeverisë që është punësuar si një oficer ndërlidhës në Everest shtoi: “Unë vetë kam tërhequr rreth 10 kufoma të vdekur në vitet e fundit nga vende të ndryshme në Everest po është e qartë që gjithnjë e më shumë po dalin tani”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!