Shkup, kapet serbi duke vjedhur një automjet me vlerë 100 mijë euro

Një shtetas serb ka tentuar që të vjedhë në “Renxh rover” me vlerë 100.000 euro në lagjen e Shkupit “Debar Mahallë”, por është kapur nga pronari i automjetit, i cili e ka parë nga një kafiteri në të cilën ka qenë duke qëndruar.

Kundër serbit, Prokuroria Themelore Publike ka hapur procedurë hetimore për veprën penale “Vjedhje të rëndë” dhe ka kërkuar nga Gjykata që t’i shqiptojë masë paraburgimi, njofton Portalb.mk.

“I dyshuari më 10.04.2019-të, në rrugën “Orce Nikollov” në Shkup, bashkë me një person, tani për tani të panjohur, ka tentuar të vjedh një automjet. I dyshuari duke përdorur kaçavidë e ka thyer dritaren e djathtë të automjetit “Renxh Rover”, në pronësi të një personi juridik. Më pas, ka hyrë në automjet dhe me pajisje elektronike për dekodim dhe çelës për nisjen e automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Në atë moment, nga objekti i afërt hotelierik, ka dalë pronari i automjetit dhe është takuar me të dyshuarin në automjet, gjatë së cilës e ka parandaluar qëllimin që në mënyrë të kundërligjshme ta përvetësojë automjetin me vlerë 6.241.800 denarë”, thonë nga Prokuroria.