×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthejnë protesta të përgjakshme kundër qeverisë së talebanëve në Afganistan, 2 viktima dhe 8 të plagosur

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 19:47

    Kanë shpërthyer protestat në Herat të Afganistanit kundër fotmimit të qeverisë së talebanëve kundër krijimit të qeverisë se re të sapokrijuar.


    Mësohet se nga përleshjet e dhunshme kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 8 të tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga një mjek për angjencinë AFP, i cili kërkoi ruajtjen e identitetit nga frika e një hakmarrje të mundshme nga talebanët.

    “Kufomat u transportuan në spitalin lokal dhe të gjithë kanë plagë me armë zjarri,” -shton ai.

    Protestat shpërthyen pas prezantim të qeverisë së Talebanëve ditën e sotme.

    Kujtojmë se, qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkë-themeluesin e talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës.

    Mullah Mohammad Hassan Akhun- komandant suprem i grupit në maj të vitit 2016, i ngarkuar me çështjet politike, ushtarake dhe fetare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!