Shpërthim i fuqishëm në katin e fundit të një pallati, plagosen 16 persona

Shpërthimi i një bombule gazi, në një bllok pallatesh në San Claudio, të Madridit, në afërsi të rrugës për në Valencia ka lënë pas 16 të plagosur, duke shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.


Të plagosurit janë dërguar në spital dhe raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Sikurse raportojnë mediat vendase ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 të mesditës së sotme .

Duke qenë se shpërthimi ka ndodhur në katin e fundit të një pallati 16 katësh, si rezultat i valës së goditjes shumë tulla kanë rënë në tokë dhe për pasojë shumë kalimtarëve u është rrezikuar jeta, ndërsa shumë automjete kanë pësuar dëmtime.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur oficerët e policisë, të cilët kanë bllokuar zonën e rrezikut.

Një dëshmitar tha se në momentin e shpërthimit shumë njerëz vraponin të fikësuar.

“Njerëzit filluan të vrapojnë dhe të bërtisnin. Ne nxituam, sepse në ndërtesën që ndodhi shpërthimi tullat filluan të binin nga sipër.”

Dëme të shumta kanë pësuar edhe banesat përreth, të cilave u janë thyer xhamat e dritareve.

Këshilltari i Puente dhe Villa de Vallecas, Francisco Pérez u shpreh se: “ngjarja kishte ndodhur për shkak të shpërthimit të gazit, sepse në këtë zonë kohët e fundit janë kryer disa punime sa i përket instalimit të gazit.