×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthim në Turqi, dyshohet për sulm terrorist

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 23:13

    Guvernatori i provincës Hatay, Rahmi Doğan, njoftoi se nuk ka pasur viktima nga incidenti.


    Ambulancat dhe skuadrat e policisë janë dërguar në rrethin İskenderun të provincës jugore turke Hatay, pasi një shpërthim ka tronditur qendrën e qytetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Shpërthimi goditi rrugën Fener të qytetit, e cila është mbyllur për trafik pas incidentit.

    Guvernatori i provincës Hatay, Rahmi Doğan, në llogarinë e tij në twitter njoftoi se nuk ka pasur viktima nga incidenti.

    Doğan tha se shpërthimi ndodhi menjëherë pasi forcat e sigurisë neutralizuan njërin nga dy terroristët e dyshuar, të cilët po i ndiqnin.

    Ai shtoi se operacioni është duke vazhduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!