×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Shpërthimi në fabrikën e gjigantit farmaceutik gjerman ‘Bayer’, paralajmërohet ‘situatë jashtëzakonisht e rrezikshme’

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 12:00

    Menjëherë pas shpërthimit, banoret e qyteti gjerman u urdhëruan që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe për t’i mbylli dyer e dritaret, pasi paralajmërohet ‘situatë jashtëzakonisht e rrezikshme’. 


    Një shpërthim i madh ka ndodhur sot në një fabrikë farmaceutike në qytetin gjerman, Leverkusen.

    Mediat gjermane raportojnë se shpërthimi ishte aq i fortë sa dridhi shtëpitë përreth.

    Menjëherë pas shpërthimit, përcjell në shqip Reporteri.net, banorët morën një sugjerim përmes aplikacionit për të qëndruar në shtëpitë e tyre dhe për të mbyllur dritaret dhe dyert sepse situata paralajmërohet ‘jashtëzakonisht e rrezikshme’.

    Ata u sugjeruan edhe për të ndjekur lajmet në radio.

     

    Shpërthimi ndodhi në zonën industriale Chempark në Leverkusen, në objektet e gjigantit farmaceutik ‘Bayer’, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.

    Sipas mediave lokale, shpërthimi ndodhi në një incenerator të mbeturinave. Të gjitha autostradat afër Leverkusen janë të mbyllura tashmë.

    Pamjet që po shfaqen nga Leverkuseni tregojnë tym të zi të dendur që ngrihet drejt qiellit.
    Një re e madhe e zezë, si pasojë e shpërthimit, raportohet se mund të shihet nga qyteti i Këlnit, i cili ndodhet rreth 18 kilometra larg nga Leverkuseni.

    Deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse ka pasur të lënduar si pasojë e shpërthimi.

    Radio Leverkusen raporton se shpërthimi ndodhi në orën 9:30 të mëngjesit dhe se ata nuk mund të dërgonin reporterë në vendin e ngjarjes sepse nuk dihet ende nëse kishte ndonjë rrjedhje të kimikateve të rrezikshme. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!