Një djalë sirian i cili përcolli babain dhe vëllaun e tij më të madh për në banesën e fundit, pasi ata u vranë në masakrën që ndodhi në njërën nga xhamitë e Christchurch në Zelandë të Re, shprehu pikëllim të madh për humbjen e familjes së tij.
Refugjatët Khaled Mustafa, 44 vjeç dhe i biri i tij, nxënës i shkollës së mesme Hamza, 15 vjeç, u vranë në masakrën e xhamisë Al Nur gjatë sulmit terrorist të premten e kaluar, ku humbën jetën 50 persona, transmeton Reporteri.net
Vëllai më i vogël i Hamzës, Zahid, ishte gjithashtu në xhami në ditën në fjalë dhe u qëllua në këmbë. Aktualisht ai është i detyruar të qëndrojë në karrikë me rrota, duke u shëruar nga plagët që mori. Ai madje nuk mundi të qëndrojë deri në fund gjatë ceremonisë së varrimit të familjarëve të tij më të afërt.
Gjatë ceremonisë së varrimit ai kishte thënë disa fjalë prekëse, që kishin prekur zemrat e të pranishmëve. “Nuk dëshiroj të qëndroj vetëm këtu”, thuhet të jetë shprehur Zahid me gjysmë zëri.
Tre deri katërqind burra, gra dhe fëmijë morën pjesë në ceremoni./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.