×
  • Lajme
  • Botë

    Si mund ta ndryshojë Amerikën vdekja e Ruth Bader Ginsburg

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 16:28

    Vetëm disa javë përpara ditës së votimit, vdekja e Ruth Bader Ginsburg ka tronditur zgjedhjet në SHBA.


    Ikona liberale në Gjykatën Supreme ishte në qendër të zgjerimit të të drejtave të grave, LGBT dhe të drejtave tw votës për Afrikano-Amerikanët. Vendi i saj, tashmw i lirë ka të ngjarë të plotësohet nga një figurë shumë më konservatore e zgjedhur nga Donald Trump.

    Sipas “The Guardian” kjo ka shkaktuar një valë ankthi mes liberalëve që kanë frikë se ndryshimet, veçanërisht në të drejtat e abortit, mund të rikthehen përsëri.

    Moira Donegan i ka thënë gazetares Anushka Asthana se mes zisë për një jetë të jashtëzakonshme, politika e zgjedhjes së gjyqtarëve për Gjykatën Supreme nuk ka qenë kurrë më e politizuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!