×
  • Lajme
  • Botë

    Si po i nxisin politikanët sulmet kundër myslimanëve

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 17:23

    Politikanët në mbarë botën kanë vënë në ballë të diskursit publik, fjalime anti-myslimane.


    Presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, Donald Trump në diskursin e tij publik, jo rrallë ka në fokus myslimanët.

    Mediat amerikane kanë evidentuar rreth 86 raste kur Trump kishte përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj myslimanëve dhe islamit në përgjithësi, transmeton Reporteri.net

    Në një tubim në New Hampshire gjatë fushatës zgjedhore, Trump u zotua se do të dëbojë të gjithë refugjatët sirianë, shumica prej të cilëve janë myslimanë – jashtë vendit, pasi ata sipas tij mund të jenë një “ushtri e fshehtë”. “Ata mund të jenë ISIS, unë nuk e di. Kjo mund të jetë një nga goditjet më të mëdha taktike të të gjitha kohërave. Një ushtri prej 200,000 vetësh, mbase”, u shpreh ai.

    Ndërkohë në një rast tjetër, në një intervistë për Fox Bussines, Trump tha se do të shqyrtojë idenë e “mbylljes së të gjitha xhamive në Shtetet  Bashkuara të Amerikës”.

    Më 9 mars  të vitit 2016 për CNN, Trump tha: “Unë mendoj se Islami na urren. Ka diçka atje – ka një urrejtje të jashtëzakonshme atje. Ka një urrejtje të jashtëzakonshme. Ne duhet të arrijmë në fund të saj. Ka një urrejtje të pabesueshme drejt nesh”.

    Në anën tjetër kanditatja e ekstremit të djathë Marine Le Pen kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në prill të vitit 2017 e kishte ndërtuar mbi retorikën ati Islamit dhe anti emigrantëve.

    Mirëpo, edhe para kësaj Le Pen ishte e njohur, madje  edhe ishte ndjekur penalisht nga autoritetet franceze për deklaratat e saj raciste kundër myslimanëve. Në vitin 2010 ajo kishte bërë disa deklarata shokuese ku krahasoi lutjet që  bëjnë myslimanët në rrugët e qyteteve franceze me pushtimin gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Një nga politikanët më me ndikim në Britani dhe ish – Sekretari i Jashtëm i shtetit, Boris Johnson njihet po ashtu për deklaratat e tij të shpeshta kundër myslimanëve. Ai është kritikuar shumë, por megjithatë kurrrë nuk ka kërkuar falje për komentet  e tij islamofobike kundër grave myslimane.

    Atë kohë deputeti konservator shkroi në një kolumnë për Telegrafin britanik ku tha se gratë myslimane që mbanin mbulesa të fytyrës duken si “kuti letrash” duke krahasuar pamjen e tyre me “grabitës të bankave”.

    “Burka”, u shpre ai, është shtypëse.

    Senatorja e Queensland në Australi, Pauline Hanson  kishte bërë disa deklarata shokuese, kur e kishte ka krahasuar Islamin me sëmundje kundër së cilës australianët duhej të vaksinoheshin. 

    “Islami është sëmundje; ne duhet të vaksinohemi kundër saj”, ishte shprehur një kohë ajo.

    Lideri i partisë për liri (PVV), Geert Wilders gjatë kandidaturës së tij për zgjedhjet parlamentare në vitin 2017 Në Holandë, deklaroi se dëshiron të luftojë kundër Islamit.

    Në një rast ky politikan i ekstremit të djathtë kishte deklaruar se “Kurani duhet të ndalohet në Holandë, ashtu si “Mein Kampf” i Hitlerit.

    Së fundmi në mediat e huaja u raportua se ky politikan kontravers i kishte rënë pishman për deklaratat e tij kundër myslimanëve dhe kishte përqafuar fenë islame. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!