×
  • Lajme
  • Botë

    Si të ishte lutftë: Qindra të vdekur, mijëra të zhdukur dhe çdo gjë e shkatërruar pas ciklonit në Afrikë

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 10:39

    Më shumë se 350 njerëz kanë humbur jetën, qindra janë zhdukur dhe mijëra të tjerë janë në rrezik pas ciklonit Idai në vendet e Afrikës Juglindore,  në Mozambik, Zimbabve dhe Malavi.


    Në Mozambik, ujërat krijuan një “oqean në tokë” duke rrezikuar dhjetëra mijëra familje, raportojnë shpëtuesit të cilët janë duke u përpjekur të shpëtojnë të mbijetuarit pas ciklonit shkatërrues Idai, transmeton Reporteri.net

    Uji përmbyti një sipërfaqe prej mbi 290 kilometra katrorë në Mozambikun qendror, sipas Programit të Monitorimit Global të Bashkimit Evropian, me më shumë se 100,000 njerëz në rrezik.

    “Kjo është kriza më e keqe humanitare në historinë e kohëve të fundit të Mozambikut”, tha Jamie Le Sier, kreu i Kryqit të Kuq  dhe operacionit të shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe.

    Nelson Moda ishte në Bejrut në Mozambik, kur stuhia goditi vendin.

    Ai i tha për BBC se më 14 mars, ata ishin në shtëpi kur një stuhi e fortë që po kalonte nëpër qytet filloi në mëngjes, duke shkatërruar pemët dhe shtëpitë.

    “Ishte e tmerrshme, si të ishte luftë. Fëmijët po qanin dhe ne u fshehëm në banjë. Unë mund të shihja njerëz që po vdisnin, ndërkohë që shtëpia ku po jetonim u shkatërrua. Ka fëmijë që tani kanë mbetur pa nënë, pa baba dhe pa shtëpi. Unë pashë qytetin në të cilin  u rrita si po shkatërrohej para meje”, tha ai.  Presidenti i Mozambikut, Felipe Nyusi tha se është konfirmuar vdekja e më shumë se 200 njerëzve në të gjithë vendin. Ai po ashtu shtoi se numri i të vdekurve mund të arrijë 1,000. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!