×
  • Lajme
  • Botë

    Siguria në rrugë, BE nuk arrin dot objektivat

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 19:02

    Rrugët në Bashkimin Evropian po bëhen më të sigurta çdo vit, por ka ende punë për t’u bërë në mënyrë që të parandalohen viktimat.


    Komisioni Evropian ka vlerësuar se nuk do të mund të arrijë objektivin e përgjysmimit të vdekjeve në aksidente rrugore deri në 2020. Në 2018, 25 100 viktima në aksidente rrugore u raportuan në 28 vendet anëtare të BE-së, sipas statistikave të Komisionit Evropian. Këto evente tragjike, sidoqoftë, po ndodhin pak më rrallë në krahasim me më parë.

    Shifrat e 2018 tregonin një rënie prej 21% krahasuar me 2010. Shkalla mesatare e vdekshmërisë në aksidente rrugore në 2018, në vendet anëtare të BE ishte 49 vdekje për 1 milionë banorë, çka përbën një rënie prej 1% në krahasim me 2017.

    Sidoqoftë, Komisioni Evropian del në përfundimin se këto përpjekje nuk janë të mjaftueshme që objektivi i vitit 2020 të arrihet. Numri më i madh i aksidenteve sipas shifrave të komisionit regjistrohet në Rumani dhe Bullgari. Letonia dhe Kroacia pasojnë, ndërkohë që vendet me rrugët më të sigurta janë Britania e Madhe, Danimarka dhe Irlanda./ Tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!