×
  • Lajme
  • Botë

    Siri, dhjetëra të vdekur dhe shumë të lënduar

    Reporteri
    16 Nëntor 2019 | 21:37

    Dhjetëra persona vdiqën e pothuajse gjithçka përreth u shkatërrua.


    Qyteti al-Bab në veri të Sirisë u alarmua të shtunën nga shpërthimi i një veture bombë. Për numrin e të vrarëve ka dilema derisa Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se 14 persona, përfshirë nëntë civilë janë vrarë, një qendër mediale njoftoi se aty mbetën të vdekur 12 njerëz.

    Në anën tjetër Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se numri i viktimave është 18 dhe për këtë sulm i fajësoi luftëtarët kurdë, të njohur si Njësitet e Mbrojtjes së Popullit

    Kjo situatë erdhi pas fillimit të ofensivës ushtarake nga forcat turke kundër luftëtarëve kurdë. Luftimet u ashpërsuan pas tërheqjes së forcave amerikane nga brezi kufitar mes Sirisë dhe Turqisë.

    Ndryshe, tri vetura bombë shpërthyen të hënën dhe gjashtë njerëz u vranë në një qytet afër kufirit me Turqinë.

    Një shpërthim i ngjashëm në të cilin humbën jetën 13 njerëz, ndodhi edhe më 2 nëntor, në po të njëjtin qytet.

    https://www.youtube.com/watch?v=aIOSpJE28ZA&feature=emb_title

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!