×
  • Lajme
  • Botë

    S’ka marrëveshje me Kinën. Trump “trondit” bursat

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 8:19

    Mjaftoi një mesazh në Twitter i Presidentit amerikan Donald Trump që tregjet globale të aksioneve të pësonin rënie të menjëhershme mëngjesin e sotëm.


    Shefi i Shtëpisë së Bardhë iu rikthye kërcënimeve për vendosjen e tarifave të reja kundër këtij shteti duke vënë në pikëpyetje arritjen e ndonjë marrëveshjeje tregtare.

    Presidenti shkroi të premten se: tarifat prej 10% mbi mallra kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, do të shkojnë në 25%, e do të ketë dhe të tjera shtesa. Marrëveshja e tregtisë me Kinën, u shpreh ai, po ecën shumë ngadalë ndërkohë që ata përpiqen te negojciojnë. Jo, ska për të ndodhur!!”

    Këto javet e fundit u duk se dy vendet ishin shumë pranë firmosjes se nje marreveshjeje tregtare.

    Një delegacion kinez kishte planifikuar madje të udhëtonte në Uashington këtë javë, me qëllimin ti jepej fund luftës tregtare, por mediat amerikane raportojne se Pekini, tani po konsideron anullimin e ketrye takimeve.

    Drejtori për Azinë në Grupin Euroazia, Michael Hirson, tha se “deklaratat e Trumpit kanë injektuar më shumë paqartësi në negociata, dhe rrezikojnë të zgjasin këtë periudhë, ndoshta deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA”.

    Trumpi e pati argumentuar vënien e tarifave në mallrat kineze, me ato që i cilësonte si “praktika të padrejta tregtare” të Kinës ndaj Shteteve të Bashkuara. .Tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!