×
  • Lajme
  • Botë

    Skandal në Serbi: Ipeshkvi serb humb telefonin në manastir, aty i gjejnë fotografi të zhveshura dhe mesazhe erotike

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 10:18

    Një skandal ka shpërthyer në serbi pasi Ipeshkvi i Vranjës, Pahomija Gaçiq humbi telefonin e tij celular në Manastirin Prohor  këtë vit, ndërkaq raportohet se kur në dioqezë gjetën telefonin e tij aty kishte foto të të rinjve të zhveshur si dhe mesazhe erotike.


    Mediat serbe raportojnë se Peshkopi Pahomija konfirmoi se ai humbi telefonin e tij në kopsht ndërsa ishte duke punuar, dhe kur u pyet për fotografitë dhe mesazhet erotike, ai refuzoi kategorikisht të përgjigjej, transmeton Reporteri.net.

    Ndërkohë fotografitë dhe mesazhet që supozohet se janë gjetur në telefonin e peshkopit Pahomija janë publikuar në mediat serbe.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!