×
  • Lajme
  • Botë

    Sot, Dita Ndërkombëtare e Paqeruajtësve të OKB-së

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 8:28

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 29 majin si Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të OKB-së.


    Kjo ditë ka për qëllim të nderojë paqeruajtësit që kanë humbur jetën për kauzën e paqes, si dhe nderimin e gjithë burrave e grave, të cilët vazhdojnë shërbimin në operacionet e OKB-së me profesionalizëm të lartë, përkushtimin dhe kurajo.

    Që nga themelimi i misionit paqeruajtës në vitin 1948, rreth 3200 ushtarë, policë dhe staf civilë, kanë humbur jetën në shërbim të paqes, si pasojë e aksidenteve, dhunës, apo sëmundjeve të ndryshme në disa vende. Kjo ditë përdoret për të forcuar lidhjet mes paqeruajtësve dhe komunitetit ku ata shërbejnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!