Një stuhi e madhe bore ka goditur Japoninë Veriore duke shkaktuar aksidente dhe bllokime në rrugë. Pamjet vijnë nga një autostrade me 130 makina të përfshira në aksident, duke i marrë jetën një personi dhe plagosjen e 10 të tjerëve. Stuhia mbuloi një pjesë të autostradës Tohoku Express të Miyagit ditën e sotme.
Rreth 200 njerëz janë prekur dhe ekipet e shpëtimit janë aktualisht në vendin e ngjarjes për t’i larguar.
Japonia është goditur nga stuhitë e mëdha të borës në javët e fundit me disa pjesë të vendit me dyfishin e reshjeve të pritshme. Ndërsa shërbimet hekurudhore janë pezulluar.
Muajin e kaluar, reshjet e dendura të dëbrës lanë më shumë se 1.000 automjete të bllokuara në autostradën Kanetsu për dy ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.