×
  • Lajme
  • Botë

    Sulm i armatosur në Virginia, 11 persona vriten në një ndërtesë komunale

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 1:26

    S’paku 11 të vdekur dhe disa të lënduar nga një njeri i armatosur kanë mbetur sot pas një sulmi me armë në ndërtesën komunale në Virginia Beach, ka raportuar të premten në mbrëmje (sipas kohës amerikane), zëdhënësi i policisë James Cervera.


    Mësohet se sulmuesi ishte punëtor për disa vite në ndërtesën komunale.

    Sulmuesi është vrarë, ka thënë Cervera. Megjithatë ende nuk është e qartë se a është sulmuesi në mesin e 11 të vdekurve.

    Ndërkaq, gjashtë persona janë hospitalizuar pas këtij sulmi që ka ndodhur në ndërtesën komunale të qytetit të Virginia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!