×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmi terrorist në Holandë: 3 të vdekur dhe 9 të plagosur, sulmuesi është një turk

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 15:40

    Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe nëntë të plagosur në një sulm terrorist në një tramvaj në qytetin holandez Utrecht, ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytetit.


    Policia po kërkon një turk 37-vjeçar të quajtur Gokmen Tanis dhe i ka paralajmëruar qytetarët që të mos i afrohen atij, përcjell reporter.net.

    Shkollat janë mbyllur dhe siguria është rritur ndërsa policia kundër terrorizmit punon për të gjetur personin e armatosur.

    “Ne nuk mund të përjashtojmë motivin se sulmi ishte terrorist”, tha në një konferencë për shtyp të hënën, koordinatori holandez kundër terrorizmit Pieter-Jaap Aalbersberg.

    “Ende është shumë e paqartë në këtë pikë dhe autoritetet lokale po punojnë shumë për të vendosur të gjitha faktet”, tha ai.

    Ai shtoi se kishte patur të shtëna në “vende të ndryshme”, por nuk shpjegoi se ku ishin ato. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!