×
  • Lajme
  • Botë

    Sulmuesi në Zelandë të Re planifikonte edhe një sulm të tretë

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 10:22

    Terroristi i cili vrau 50 vetë në dy sulme të ndara të premten e kaluar në Zelandën e Re, planifikoi gjithashtu një sulm të tretë, transmeton Reporteri.net


    Siç shkruan CNN  terroristi u ndal nga autoritetet për të mos marrë jetë të tjera. 

    Ceremonitë e para të varrimit u mbajtën dje. 44-vjeçari Khaled Mustafa dhe djali e tij 15-vjeçar Hamza u nisën për në banesën e fundit. Nga lista e viktimave të lëshuara të dielën, mund të shihet se viktimat ishin nga tre deri në 77 vjeç.

    Kujtojmë se terroristi krimet i kreu me armë dy gjysmë-automatike dhe dy pushkë. Për të gjitha armët, ai lejet i kishte marrë në vitin 2017. Sulmuesi u arrestua menjëherë pas sulmit.

    “Ai është një terrorist. Ai është një kriminel. Ai është një ekstremist. Por kur flas për këtë, ai do të jetë pa emër. Dhe të gjithë ju të tjerët, ju lutem të flasim në emrin e atyre që humbën jetën dhe jo në emër të atij që ua mori atë. Mbase ai kërkoi famë, por ne nuk do t’i japim atij një gjë të tillë në Zelandën e Re. As emrin e tij. Ne gjithashtu do të shqyrtojmë rolin e mediave sociale në këtë rast dhe hapat që mund të marrim, duke përfshirë edhe ata në nivel ndërkombëtar, së bashku me partnerët tanë”, tha kryeministrja Jacinda Ardern në fjalën e saj në paralament./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!