Sulmuesit vetëvrasës në Sri Lankë studentë të pasur: Sulmi u planifikua qe 7 vite, mes tyre edhe një grua

Megjithëse Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet në Sri  Lankë, prova për këtë ende nuk ka.


Edhe pse u raportua se sulmet ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lankë erdhën si hakmarrje për vrasjet masive në xhamitë në  qytetin Christchurch të Zelandës së Re, disa ende besojnë se sulmet janë planifikuar për shumë vite me radhë, transmeton Reporteri.net.

Policia e Sri Lankës njoftoi sot se kanë arrestuar 18 persona të tjerë në lidhje me sulmet ndaj kishave dhe hoteleve javën e kaluar. Ndërkohë që dilemat vazhdojnë, numri i të vdekurve është rritur në 359, gjersa 500 vetë konsiderohen të lënduar.

Pas marrjes së përgjegjësisë, Shteti Islamik deklaroi se sulmet u kryen nga shtatë prej sulmuesve të tyre, por nuk ka prova se ISIS qëndron pas sulmit. Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë,  atëherë ky do të jetë një nga sulmet e tyre më të këqija jashtë Irakut dhe Sirisë.

Ministria e Mbrojtjes e Sri Lankës thotë se sulmet janë planifikuar nga udhëheqësit e dy grupeve ekstremiste atje, Neshenel Tavhid Jamat dhe Dzamijatul Milat Ibrahim.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Ruvan Vijayardene pohon se midis sulmuesve kishte edhe një grua dhe një prej tyre kishte studiuar në Britaninë e Madhe dhe Australi.

“Shumica e sulmuesve janë njerëz me arsimim të lartë dhe vijnë nga familjet e klasës së mesme dhe klasës së lartë. Ata janë financiarisht të pavarur dhe familjet e tyre janë financiarisht të qëndrueshme. Ne besojmë se një nga bombarduesit vetëvrasës po studionte në Britani të Madhe, dhe mbase më vonë diplomua në Australi përpara se të kthehej në Sri Lankë “, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë. Një ish-komandant ushtarak mendon se sulmet janë planifikuar për të paktën shtatë vjet. /Reporteri.net