×
  • Lajme
  • Botë

    “Të nderuar shikues, jemi bombarduar”- kështu kumtuan mediat serbe lajmin për bombardimet e NATO-s

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 15:40

    20 vjet më parë të gjitha mediat e rëndësishme botërore kishin raportuar për nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë që përfiundimisht i dha fund krimeve që bënte Sllobodan Millosheviq dhe regjimi i tij mbi shqiptarët e Kosovës.


    Por si u dha ky lajm në mediumet serbe të asaj kohe. Reporteri.net ju sjell kumtimin e lajmit për bombardimet në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në televizionin pro regjimit të Millosheviqit, Rts.

    “Të nderuar shikues, mirëmbrëma… Avioni armik i agresorit NATO, rreth orës 20:00 bëri sulmin e parë të raketave në vendin tonë. Në valën e parë të agresionit, sulmet ajrore të NATO-s qëlluan caqet serbe  në Prishtinë, Kurshumli, Danilovgrad, Novi Sad, Pançevë dhe Podgoricë …

    Me këto fjalë në edicionin e lajmeve më 24 mars 1999, moderatori i televizionit shtetëror  serb RTS u bëri me dije popullit serbë se ishin bombarduar, transmeton Reporteri.net

    Pjesa më e madhe e qytetarëve serbë, këtë lajm e morën nga ekrani i vogël dhe kjo ishte ajo që mediat do të transmetonin dhe për 78 ditë të ardhshme. /Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!