×
  • Lajme
  • Botë

    Të paktën 25 të vdekur nga stuhia në Nepal

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 23:35

    Së paku 25 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar nga stuhia e fuqishme që e ka goditur pjesën jugore të Nepalit të dielën.


    Kryeministri i Nepalit, Sharma Oli, ka njoftuar përmes rrjetit social “Twitter” se 25 njerëz kanë vdekur dhe rreth 400 të tjerë janë lënduar për shkak të motit të lig që mbretëroi gjatë fundjavës së shkuar.

    “Helikopterët janë vënë në gjendje gatishmërie për të zhvilluar operacione të menjëherëshme të shpëtimit” shkroi ai, duke shtuar se shpreh ngushëllime për familjet e viktimave.

    Rajesh Paudel, zyrtar i rajonit Bara, ku u shënuan viktimat e stuhisë, tha se numri it ë vdekurve mund të rritet pasi ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar përpjekjet për të arritur në zonat e thella.Stuhitë e tilla janë mjaft të shpeshta në Nepal gjatë stinës së pranverës, por rrallë ndodh që të shkaktohen kaq shumë viktima për shkak të tyre.

    Zyrtari policor, Sanu Ram Bhattarai, tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura, por tërheqja e njerëzve gjatë natës është proces i vështirë.

    Së paku 25 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar nga stuhia e fuqishme që e ka goditur pjesën jugore të Nepalit të dielën.Kryeministri i Nepalit, Sharma Oli, ka njoftuar përmes rrjetit social “Twitter” se 25 njerëz kanë vdekur dhe rreth 400 të tjerë janë lënduar për shkak të motit të lig që mbretëroi gjatë fundjavës së shkuar.“Helikopterët janë vënë në gjendje gatishmërie për të zhvilluar operacione të menjëherëshme të shpëtimit” shkroi ai, duke shtuar se shpreh ngushëllime për familjet e viktimave, shkruan “Reuters”.

    Rajesh Paudel, zyrtar i rajonit Bara, ku u shënuan viktimat e stuhisë, tha se numri it ë vdekurve mund të rritet pasi ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar përpjekjet për të arritur në zonat e thella.Stuhitë e tilla janë mjaft të shpeshta në Nepal gjatë stinës së pranverës, por rrallë ndodh që të shkaktohen kaq shumë viktima për shkak të tyre.Zyrtari policor, Sanu Ram Bhattarai, tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura, por tërheqja e njerëzve gjatë natës është proces i vështirë.

    Televizionet lokale kanë raportuar se stuhia e shoqëruar me reshje të mëdha të shiut i ka nxjerrë drunjtë me rrënjë dhe i ka rrëzuar shtyllat e rrymës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!