×
  • Lajme
  • Botë

    Të shtëna me armë në Karolinë të Veriut, së paku dy të vrarë në Universitet

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 2:04

    Policia ka konfirmuar se një person i armatosur ka shtënë me armë brenda kampusit universitar të Universitetit të Karolinës së Veriut në Charlotte, që numëron rreth 30 mijë studentë.


    Një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në Universitetin e Karolinës së Veriut në Charlotte, të martën, duke lënë të vrarë dy persona dhe ka plagosur disa të tjerë, njoftojnë mediat amerikane.

    I dyshuari është kapur nga Policia, përcjell Reporteri.net, raportimet e mediave lokale.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45, sipas kohës lokale në SHBA.

    Për viktimat e plagosura nuk jepen detaje për gjendjen e tyre shëndetësore.

    Bëhet e ditur se identiteti i të dyshuarit nuk është identifikuar ende, shkruan Reporteri.net.

    Njoftim për ngjarjen ka dhënë edhe universiteti brenda kampusit të së cilit ndodhi rasti. Ata thonë se pjesa tjetër e studentëve dhe stafit mbeten të sigurt.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se zona është evakuar nga Policia dhe autoritetet tjera të sigurisë.

    Universiteti i Karolinës Veriore në Charlotte numëron rreth 30 mijë studentë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!