×
  • Lajme
  • Botë

    Tensionet në Mesdheun Lindor, Erdogan i gatshëm të takojë Mitsotakis

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 17:08

    Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar sot se është gati që të takohet me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.


    Por pavarsisht gatishmërisë për takimin ai ka shtuar se anija “Oruc Reis” sapo të mbarojë remontin do të rikthehet në det për të vijuar kërkimet.

    “Nuk e kam problem të takohem me kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis. Rëndësi ka çfarë do të diskutojmë dhe në çfarë konteksti do të takohemi”, tha ai.

    Ndërkohë kujtojmë se konflikti turko-grek për kufirin detar në Mesdheun Lindor vijon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!