Bosnjë-Hercegovina ka tërhequr ambasadoren e saj nga Beogradi zyrtar, në shenjë revolte për arrestimin e sotëm të ish-zyrtarit të lartë të Shërbimit Federal të Policisë të Bosnjës, Edin Vranje, shkruan Klix.ba.
Ai u arrestua sot, teksa ishte rrugës për në Sanxhak, bazuar në një aktakuzë të Serbisë të vitit 2018 për “krime lufte ndaj serbëve”.
Vendimin për tërheqjen e ambasadores Aida Smajiq nga Beogradi e ka marrë ministrja e Punëve të Jashtme të Bosnjës, Bisera Turkoviq.
Më herët gjatë ditës, Bosnja zyrtare ftoi për takim ambasadorin e Serbisë në Sarajevë, Aleksandar Gjorgjeviq, por ai refuzoi. Më vonë, ai tha se nuk ka refuzuar takimin, por se mënyra se si e kanë bërë këtë, sipas tij, përmes mediave, e nënçmon atë dhe Serbinë. Ai ka ftuar Bosnjën të ndjekë rrugët zyrtare nëse duan takim me të.
Serbia akuzon zyrtarin e Bosnjës, Vranje, për “krime lufte më 1993 e 1994 në qytetin Gorazhde ndaj civilëve serbë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.