×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmeti i fuqishëm shkatërron tre fshatra, 5 të vdekur dhe 120 të lënduar

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 8:15

    Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 5.8 ka shkaktuar vdekjen e të paktën 5 personave dhe plagosjen e 120 të tjerëve.


    Tërmeti ra në orën 02:17 të mëngjesit dhe epiqendrën e kishte në 57 kilometra nga nga qyteti i Hashtrud në Provincën e Azerbajxhanit Lindor, në Iran raporton televizioni shtetëror.

    Sipas raporteve të dala deri tani thuhet se tre fshatra të vegjël në zonë janë shkatërruar. Ekipet e urgjencave dhe të Gjysmëhënës janë në terren.

    Kujtojmë që Irani ndodhet një vijë të madhe midis pllakave tektonike arabe dhe euroaziatike dhe ka përjetuar shumë tërmete në të kaluarën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!