×
  • Lajme
  • Botë

    Tragjedia në Tetovë, Zaev: Nuk mendoj se e gjithë Qeveria duhet të japë dorëheqje

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 13:20

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoaran Zaev deklaroi sot se nuk mendon se i gjithë ekzekutivi duhet të japë dorëheqje për shkak të tragjedisë në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, shkruan Alsat.


    Zaev tha se e vlerëson aktin moral të funksionarëve që tashmë kanë parashtruar dorëheqjen.

    “Tragjedi ndodhin në të gjithë botën. Siç kam thënë, e vlerësoj aktin e lartë moral të ministrit, zv/ministrit, drejtorit dhe drejtorit ekonomik. Kjo si një akt që mbi gjitha është marrë për shkaqe njerëzore, akt për shkaqe morale dhe etike…dhe ja ata kanë dorëzuar dorëheqjen. Nuk mendoj se e gjithë Qeveria duhet të jep dorëheqje për këtë”, deklaroi Zaev.

    I pyetur nëse funksionarët që kanë parashtruar dorëheqjen vazhdojnë të kryejnë detyrën zyrtare, Zaev tha se të njëjtit janë të obliguar të vazhdojnë punën derisa të emërohen zëvendësuesit.

    “Është përgjegjësia e tij që derisa nuk hiqet nga detyra në mënyrë formale juridike si ministri, si zëvendësi, drejtori apo drejtori ekonomik kanë përgjegjësi të ushtrojnë funksionin e tyre deri sa të zgjidhet drejtor i ri”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!