×
  • Lajme
  • Botë

    Transportonte drogë, rrëzonte qeveri, punonte për CIA-n: Historia e pabesueshme e njeriut që bëri vetëm një gabim

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 9:30

    Barry Seal nuk ishte shumë i njohur para se të realizonte një film me Tom Cruise në rolin kryesor, mirëpo në fakt ai ishte një njeri që punonte për CIA-n, DEA-n dhe Pablo Eskobarin në të njëjtën kohë, transmeton Reporteri.net.


    Barry kishte pilotuar për herë të parë në moshën 15 vjeçare, duke përfunduar në Gardën Kombëtare të Luizianës dhe më vonë fitoi punë si pilot në një kompani ajrore. Por ai donte shumë më tepër, dhe në të pesëdhjetat, arriti të lidhej me CIA-n, në vitin 1956, filloi të pilotonte për ta. Vetëm në mesin e viteve shtatëdhjetë, Seal hyri në kontrabandën e drogës, siç dëshmohet nga gruaja e tij e tretë Debora Seal. Së shpejti ai filloi të punojë me bosin famëkeq të kartelit të Medellinit, Pablo Escobar.

    https://www.youtube.com/watch?v=Q7NTXCBKs8A

    “Biznesin” e tij e zhvendosi nga Luiziana në perëndim të shtetit Arkansas. Por në vitin 1983 ai u kap në Florida, ndërsa përpiqej të kontrabandonte një sasi të madhe të sedativëve. Deri në atë kohë, Seal kishte sjellë tashmë qindra kile kokainë dhe droga të tjera në Shtetet e Bashkuara.

    Ai u dënua me 10 vjet burg, por, siç thonë burimet nga FBI, ai ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të mos u gjobitur. Ndërkohë administrata e Reganit donte të ndryshonte politikën në Nikaragua. Shtetet e Bashkuara ofruan ndihmë për rebelët që luftuan kundër sandinistëve. Në vend se ta dërgonin në burg, atë e në Uashington DC. në mënyrë që të takohej me zyrtarë të lartë të departamenteve të ndryshme, duke përfshirë ata të DEAs.

    Duke pasur parasysh bashkëpunimin e tij, dënimi i tij u reduktua në gjashtë muaj me kusht. Seal argumentoi se karteli i Medinit ishte i përfshirë me sandinistët. Atëherë lindi një plan. Ideja ishte që Sil të zbarkonte në xhunglën e Nikaraguas, me avionë të pajisur me kamera spiunimi. Video tregon Pablo Eskobarin dhe kolegët e tij duke ngarkuar kokainë në aeroplan. Miëpo, këtu Seal nënshkroi dënimin e tij me vdekje. Uashingtoni Times kishte burimet e tij dhe emri i Seal u përmend në historinë e lidhjes mes kartelit sandinist dhe Medelin.

    Më 19 shkurt 1986, ndërsa Seal po hynte në makinën e tij, iu afruan dy kolumbianë të cilët Eskobari i kishte paguar për ta vrarë. Këtu përfundoi aventura e tij. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!