×
  • Lajme
  • Botë

    Tre burra dënohen për marrëdhënie seksuale me kuaj, dhi, lopë dhe qen për 5 vite me radhë

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 13:26

    Tre burra janë dënuar me 41 vite burgim për marrëdhënie seksuale me kuaj, dhi, lopë dhe qen për një periudhë pesëvjeçare, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net.


    Matthew Brubaker, 31 vjeç, Terry Wallace, 41 vjeç, dhe Marc Measnikoff, 34 vjeç, kishin pasur marrëdhënie seksuale me 12 kafshë në Clearfield County, të Penslivanisë.

    Brubaker, Wallace, dhe Measnikoff, u akuzuan për marrëdhënie seksuale me së paku nëntë kuaj femra, një lopë, një dhi dhe qen. Një djalë adoleshent i cili gjithashtu jetonte në një fermë të improvizuar në Munson thuhet se u detyrua të ndihmonte të pandehurit t’i mbanin kafshët gjatë kryerjes së veprimeve.

    Image result for Three men are jailed for 20 to 41 years for having sex with horses, goats, cows and dogs at their 'makeshift farm'

    Kur u intervistua nga policia, Brubaker pranoi se kishte pasur  marrëdhënie seksuale me çdo kalë femër në fermë, si dhe një dhi, një lopë dhe qenin e tij të paktën një herë në ditë për rreth katër ose pesë vjet. Matikoff tha se kishte pasur marrëdhënie me kuaj disa herë në javë, por jo me qen.

    Chris Pentz dhe avokatët që përfaqësonin dy të pandehurit e tjerë argumentuan se burrave nuk duhet t’u jepen dënime të tilla të ashpra sepse ata nuk kanë vepra të tjera penale dhe krimet e kryera nuk ishin kundër njerëzve.

    Gjykatësi e përshkroi rastin si “një nga rastet më të neveritshme që kishte parë ndonjëherë”. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!