×
  • Lajme
  • Botë

    Trudeau përjashton nga partia dy deputete që e akuzuan për korrupsion

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 15:13

    Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka përjashtuar nga partia dy deputete që e akuzuan për përfshirjen në skandalin korruptiv me një kompani ndërtimore.


    Jody Wilson-Raybould dhe Jane Philpott tashmë kanë dhënë dorëheqje nga kabineti qeveritar i kryeministrit pasi shprehën shqetësimet e tyre për aferën me kompaninë ndërtimore SNC-Lavalin që akuzohet për ryshfet të zyrtarëve në Libi për të fituar kontrata nën regjimin e Muammar Gaddafit, transmeton KTV.

    Kompania ka lobuar hapur për marrëveshje që do t’ia mundësonte shmangien e ndjekjes ligjore dhe vetëm të gjobitej nga gjykata. Rrethi i ngushtë i kryeministrit ka bërë presion ndaj Wilson-Raybould që të lehtësonte kompaninë dhe në momentin kur ka refuzuar është larguar nga pozita e ministres së drejtësisë.

    Skandali me këtë kompani ka vënë në dyshim lidershipin e Trudeaus demokrat. Andrew Scheer, lider i konservativëve opozitarë, ka thënë se kryeministri tradhtoi drejtësinë kur hoqi nga kabineti dy sinjalizueset që i vënë dritë skandalit me kompaninë ndërtimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!