×
  • Lajme
  • Botë

    Trump fillon fushatën për zgjedhjet e 2020-ës

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 8:26

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet e presidenciale të vitit 2020, duke thënë se demokratët po kërkojnë të “shkatërrojnë vendin”.


    Trump, gjithashtu tha në një tubim në Orlando, Florida, se nën udhëheqjen e tij do të zhdukej sëmundja e AIDS-it dhe do të zbulohej një kurë për “shumë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin”Florida është shpesh një vend i rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të SHBA.Aty, Trump fitoi në vitin 2016, por disa sondazhe tregojnë se ai nuk po qëndron mirë në krahasim me kandidatët potencialë demokratë për votimin e vitit 2020.

    Trump është favorit që të jetë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, përcjell rel.Në anën tjetër, më shumë se 20 kandidatë demokratë kanë shpallur synimet për të kërkuar nominimin, derisa sondazhet po i udhëheq, ish-nënpresidentin Joe Biden.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!