×
  • Lajme
  • Botë

    Trump nuk i lë gazetaret të bëjnë pyetje, ngrit zërin ndaj tyre

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 12:47

    Një polemikë të radhës e ka pasur Presidenti amerikan, Donald Trump, me disa gazetare, të cilave nuk u dha mundësinë të bënin pyetje. Kur gazetarja e CBS e pyeti për amerikanët që po vdesin cdo ditë nga koronavirusi, Trump i tha asaj se duhet ta pyes Kinën. CNN raporton se gazetarja është me prejardhje kineze.


    Weijia Jiang, korrespondente e CBS News për Shtëpinë e Bardhë, ka pyetur se opse presidenti e sheh situatën nga Covid 19 si garë globale, kur mbi 80.000 amerikanë kanë vdekur.

    “Mbase kjo është pyetje që duhet t’ia bësh Kinës”, i ka thënë Trumpi Jianigut, që ishte lindur në Kinë, por kishte ardhur në SHBA në moshën dyvjeçare. “Mos më pyet mua. Pyete Kinën, ani?”, raporton CNN.

    Trumpi më pas kishte tentuar që t’ia japë fjalën Kaitlan Collinsit, gazetares së CNN-it, por Jiang kishte ndërhyrë.

    “Zotëri, përse po ma thuani këtë bash mua?”, e ka pyetur Jiangu

    “Po ju them juve”, është përgjigjur Trumpi. “Nuk po i them askujt në mënyrë specifike. Po i them secilit që shtron pyetje të pakëndshme”.

    Trumpi më pas është munduar sërish që të marrë pyetje prej një gazetari tjetër. Collinsi, që ia kishte dhënë Jiangut mundësinë për ta bërë pyetjen e dytë, i ishte afruar mikrofonit.

    “I kam dy pyetje”, ka thënë Collins, por Trumpi nuk i ka lejuar t’i shtrojë ato, duke e ndërprerë më pas konferencën e shtypit.

    Presidenti i SHBA-së më pas është qortuar ashpër nga kritikët, për qasjen e tij.

    Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders e ka quajtur këtë përplasje “bukur patetike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!