×
  • Lajme
  • Botë

    Trump paralajmëron se nuk do transferojë paqësisht pushtetin nëse humb

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 11:45

    Presidenti i SHBA Donald Trump ka refuzuar të angazhohet për një transferim paqësor të pushtetit nëse ai humb zgjedhjet e nëntorit.


    “Epo, do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë“- i tha presidenti gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

    Trump gjithashtu tha se ai besonte se rezultati i zgjedhjeve mund të përfundonte në Gjykatën e Lartë të SHBA, pasi ai përsëri vuri dyshime mbi votimin postar.

    Gjithnjë e më shumë shtete në SHBA janë duke inkurajuar votimin me postë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    Kjo nuk është hera e parë që Trump shprehet se nuk do të pranojë rezultatin e zgjehdjeve.

    Edhe në zgjedhjet e katër viteve më parë kur ishte në garë me Hillary Clinton, Trump tha se nuk do respektojë rezultatin nëse ai humb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!