Përderisa po vazhdon numërimi i votave në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dhënë sërish sinjale që do ta kontestojë rezultatin zgjedhor, shkruan Reporteri.net.
Ai nëpërmjet një cicërime në Twitter ka hedhur dyshime rreth numërimit të votave me postë.
“Si ndodh që sa herë që ata numërojnë deponitë e votave me postë, ata dinë të jenë kaq shkatërrues në përqindjen dhe fuqinë e tyre të shkatërrimit?”, ka shkruar ai.
How come every time they count Mail-In ballot dumps they are so devastating in their percentage and power of destruction?
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 4, 2020
Kujtojmë se 16 votat elektorale të Michiganit po dalin të jenë përcaktuese për fituesen e garës presidenciale të këtij viti në SHBA. Kur publikimi i rezultateve në këtë shtet po shkon drejt fundit, kandidati republikan Joe Biden është në epërsi ndaj presidentit aktual Donald Trump që para 4 vitesh kishte qenë befasi fitorja e tij në këtë shtet. Sikurse në vitin 2016, diferenca mes kundërkandidatëve është shumë të vogël votash.
Donald Trump, sipas rezultateve të publikuara në New York Times, për momentin është duke e humbur Michiganin.
Kundërkandidat i tij demokrat ndodhet me 11 mijë e 946 vota më shumë sesa republikani Trump, kur janë publikuar 90% e rezultatit zgjedhor, shkruan Reporteri.net.
Me ketë rezultat, nëse rezultatet e fundit nuk befasojnë serish, Joe Biden është një hap larg fitores së “Shtëpisë së Bardhë”.
Biden ka 49.3% të votave, derisa Trump 49.1.