Presidenti i deritashëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u largua mëngjesin e së mërkurës për herë të fundit si president nga Shtëpia e Bardhë.
Në një deklaratë të shkurtër, ai e falënderoi familjet e vet dhe u zotua se do të luftojë gjithmonë, pa saktësuar për çka e ka fjalën.
“Ju jeni njerëz të mahnitshëm. Ky është një vend i mrekullueshëm. Është nderi dhe privilegji im më i madh që kam qenë presidenti juaj”, tha Trumpi para një turme me familjarë dhe staf, shkruan CNN.
Ndonëse ai i dëshiroi fat gjeneratës së ardhshme, miliarderi që shërbeu vetëm një mandat si president i shtetit më të fuqishëm në botë nuk ia përmendi emrin pasardhësit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden.
Në fjalët e fundit para se të hipte në aeroplan, Trumpi tha: “Paçi jetë të mirë, do të shihemi së shpejti”, duke lënë të nënkuptohet se ndoshta nuk do të tërhiqet plotësisht nga jeta politike.
Ndryshe, presidenti i ri, Joe Biden, i cili i fitoi bindshëm zgjedhjet presidenciale të nëntorit, pritet të betohet zyrtarisht në postin e ri rreth orës 12 të mesditës sipas kohës lokale apo rreth orës 18 sipas kohës në vendin tonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.