×
  • Lajme
  • Botë

    “Turp për të gjithë”, Hillary Clinton e indinjuar me trajtimin e Meghan Markle në Angli

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 13:28

    Hillary Clinton ka folur për mënyrën “e pashpjegueshme” të trajtimit të Dukeshës së Sussex nga mediat britanike.


    Ish-kandidatja presidenciale e SHBA-së tha për revistën ‘Sunday Times’ se ajo është një “fanse e madhe e Meghan Markle”, transmeton Reporteri.net.

    Kur e pyetën se çfarë mendon për padinë që ka bërë Meghan ndaj tabloidit ‘The Mail’ të dielën, Clinton u përgjigj: “Oh, por ligjet tona janë kaq të ndryshme. Por dua të them se mënyra si ajo është trajtuar është e pashpjegueshme.”

    Clinton shtoi: “Nëse shpjegimi është se ajo është biracionale, atëherë turp për të gjithë.”

    Edhe ish vajza e parë Chelsea Clinton i doli në mbrojtje dukeshës së Sussex-it duke thënë: “Unë nuk e njoh Meghan, por si dikush që e respekton atë, unë jam aq mirënjohëse që ajo vazhdon punën e saj me këmbëngulje”. /Reporteri.net – Përktheu: Rina Berisha/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!