×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia dënon 38 ish-zyrtarë ushtarakë me burgim të përjetshëm

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 16:50

    Një gjykatë në Ankara ka dënuar të mërkurën 38 ish-zyrtarë të lartë ushtarakë me burgim të përjetshëm, në gjyqin për tentimet e dështuara për puç më 2016.


    Gjashtë prej të pandehurve janë dënuar me burgim të përjetshëm për “shkelje të kushtetutës”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.

    Dënimet me burgim të përjetshëm janë dënimet më të ashpra në Turqi, prej shfuqizimit të rregullit për dënim me vdekje më 2002.

    Për këtë lloj dënimi nuk ka mundësi të lirimit me kusht.

    Gjykata ka dënuar 106 të pandehur tjerë me dënime mbi 16 vjet burgim për shkelje të kushtetutës, ka raportuar Anadolu.

    Në mesin e akuzave tjera është përfshirë edhe tentimi për vrasje të presidentit.

    Një total prej 121 personave janë shfajësuar për të gjitha akuzat.

    Gjyqi kundër 497 të pandehurve, përfshirë ish-zyrtarë të gardës presidenciale, është zhvilluar nga tetori i vitit 2017.

    Prokurorët kanë akuzuar të dyshuarit për pushtim të transmetuesit shtetëror TRT në Ankara në natën e 15 korrikut të vitit 2016, dhe për detyrim të prezantueses që të lexojë deklarata puçiste.

    Ankaraja fajëson klerikun fetar me bazë në Shtetet e Bashkuara Fethuallah Gulen për orkestrim të tentimeve të dështuara për puç, dhe ka shpallur lëvizjen e tij grup terrorist.

    Kleriku, dikur mik, dhe tani kritik i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, mohon të gjitha akuzat.

    Në mesin e 289 proceseve gjyqësore që janë duke u zhvilluar lidhur me tentimet për puç, 14 janë në proces e sipër, sipas Anadolut. /REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!