×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia rikthen më 29 prill bllokadën kombëtare

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 7:10

    Turqia do të hyjë në bllokadë të plotë kombëtare, duke nisur nga e enjtja, si masë për frenimin valës më të fundit të infektimeve që këtë muaj kapërcyen 60 mijë raste ditore.


    “Teksa Europa ka hyrë në një periudhë lehtësimi të kufizimeve, ne duhet t’i ulim infektimet ditore nën 5 mijë. Në të kundërt, pasojat do të jenë të rënda në të gjitha fushat, duke nisur nga turizmi, deri tek tregtia e edukimi”.

    Qytetarët në gjithë vendin do të lejohet të dalin nga shtëpitë vetëm për blerjet e përditshme dhe për arsye shëndetësore. Puna do të ndalet në shumicën e sektorëve, me përjashtim të ushqimoreve dhe fabrikave deri më 17 Maj.

    24-orëshin e fundit, infektimet u reduktuan ndjeshëm, por javën e kaluar Turqia u rendit në vendin e katërt në botë për infektimet për frymë mes vendeve të mëdha. Ndikim kanë pasur edhe grumbullimet e muajit të Ramazanit.

    Infektimet në gjithë Europën vijojnë të reduktohen. Rënien më të madhe e ka Italia, ku infektimet këtë të hënë janë ulur në numra 4-shifrorë. Këtë javë, shumica e rajoneve hapi baret, restorantet dhe aktivitetet kulturore me numër të kufizuar vizitorësh, pas muajsh bllokada të gjata.

    24-orëshi i fundit në Indi shënoi ditën e parë pa rekord të ri infektimesh, ndonëse rastet vazhdojnë të jenë në nivele të larta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!