×
  • Lajme
  • Botë

    Udhëtim nëpër “fitoren” e Assadit

    Reporteri
    25 Gusht 2019 | 8:17

    Derisa po udhëtonim nëpër rrënojat e lagjes periferike të Damaskut, Douma, e morëm vesh se çfarë po na mundonte.


    Kishte gra që po bartnin produkte ushqimore, pleq nëpër motoçikleta dhe fëmijë thatanikë që po bartnin kova me ujë për shtëpi. Por kishte shumë pak djem të rinj e burra të rinj.

    Ata ishin vrarë në luftë, ishin burgosur ose shpërndarë nëpër anë të ndryshme të botës duke ikur prej Sirisë së zhytur në luftë të gjatë civile. Dhe tani, gra si puna e gjyshes Um Khalil, 59 vjeçe, kanë mbetur në krye të familjeve, në pritje të lajmit eventual të kthimit të të dashurve të tyre të zhdukur, ose duke u rrekur të marrin veten edhe pas vrasjes së fëmijëve të tyre.

    Asaj i janë vrarë tre djem. Një tjetër i është torturuar në një burg rebelësh dhe i pesti i ishte zhdukur pas burgosjes në një qendër shtetërore të mbajtjes. Reja e saj u detyrua të niste punën, përderisa ajo po rriste njëherësh pesë fëmijët pa burrin afër vetes. Kishte vdekur pas bombardimeve ajrore.

    “Nganjëherë ulem dhe mendoj, qysh ndodhi?”

    “Nganjëherë ulem dhe mendoj, qysh ndodhi?”- thekson Um Khalil në banesën e saj, ku janë bërë bashkë anëtarët e gjallë të familjes, dikur, të madhe. “Kisha djemtë që punonin. Gjithçka ishte normale dhe papritmas i humba. Kisha edhe burrin. E humba edhe atë. Nuk di çfarë të them më. Zot fale kushdo që qëndronte prapa kësaj”.

    Por ajo pastaj nuk përmbahet dot dhe shpërthen: “Fali, mos i fal, çfarë dallimi ka? Do të doja ta gjeja se kush e shkatërroi qytetin. Do ta vrisja me duart e mia”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!