×
  • Lajme
  • Botë

    Ushtria private e Putinit po vepron në fshehtësi në Afrikë: Bëjmë çdo gjë që na urdhëron presidenti rus…

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 15:13

    Nuk ka asgjë sekrete për praninë e Rusisë në Republikën e Afrikës Qendrore. Rrugët janë mbushura përplot me posterë propagandues ku shkruhet: “Rusi: Dorë për dore me ushtrinë tënde!”.


    Një radiostacion lokal transmeton gjithmonë balada ruse, ndërkohë që ofron edhe leksione të gjuhës. Rekrutët e rinj në ushtri po trajnohen në gjuhën ruse, por nuk mbaron me kaq. Ata po ashtu përdorin edhe armë ruse, raporton CNN, transmeton Reporteri.net.

    Megjithatë, siç shkruan CNN fushata ruse në këtë vend të shkatërruar nga lufta është drejtpërdrejtë e lidhur me një përdorim të zgjuar të ekspertëve për marrëdhënie me publikun për të zgjuar dhe  rritur ndikimin e Moskës, duke mashtruar rivalët e saj dhe ta vë veten në qendër të lojtarit kryesor kryesor në rajon.

    Një hetim disa mujor i CNN ka zbuluar se  kjo lëvizje ambicioze në zemër të Afrikës po sponsorizohet nga Yevgeny Prigozhin,  një oligark i afërt i Kremlinit  i cili njihet edhe me pseudonimin “kuzhinieri” i Presidentit Vladimir Putin. Ai  ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për financimin e Agjencisë së Kërkimit në internet, që ndërhyri në zgjedhjet presidenciale më 2016.

    Prigozhin posedon edhe një  kompani të quajtur “Lobaye Invest” që financon radiostacionin në Republikën e Afrikës Qendrore. Raportohet se edhe trajnimi i rekrutëve të ri të ushtrisë nga 250 mercenarë rusë financohet nga ai.

    Një mercenar ka folur për herë të parë për jetën e tij në një ushtri të fshehtë që zyrtarisht nuk ekziston. Ai ka luftuar në edhe në Çeçeni kundër rebelëve separatist dhe në Siri për të mbështetur regjimin e Bashar al-Asad.

    Për shkaqe sigurie, ai ka kërkuar që identiteti i tij të mbetet i fshehtë, gjersa ka folur për shtrirjen e fuqisë dhe ndikimit rus në zona të paqëndrueshme të botës.

    Ky mercenar rus rrëfen se u pagua nga Wagner.

    “Është thjesht një njësi luftarake që bën çdo gjë që urdhëron Putini,” shton ai.

    Selia a e mercenarëve thuhet se është mbi bazën e një ish-pallati presidencial të rrënuar tani në Berengo, dy orë larg nga kryeqyteti Bangui.

    Ndërkohë që gjiganti CNN përgatitej të publikonte këtë raport, një faqe e lidhur me Prigozhin publikoi një video 15-minutëshe propaganduese në lidhje me prezencën e gazetarëve të CNN aty, duke paraqitur një video të ekipit në hotelin dhe akuza të rreme që për ryshfet në mënyrë që vendasit të flisnin keq për rusët. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!