×
  • Lajme
  • Botë

    Vajza bie nga kati i 26-të, çuditërisht mbijetoi

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 9:54

    Një vajzë e vogël në Kinë ishte lënë e vetme nga prindërit dhe për rrjedhojë ra nga kati i 26 i një pallati shumëkatësh, por çuditërisht mbijetoi.


    Vajzën vetëm 6 vjeçe e shpëtoi nga vdekja një tendë e vendosur mbi një garazh. Ishte tenda që ndali hovin e rrëzimit, edhe pse 6-vjeçarja në fund përfundoi në tokë.

    Dëshmitarët të tmerruar, fillimisht menduan se vajza e vogël ka ndërruar jetë. Mirëpo, më pas vunë re se ajo u ngrit normalisht. Vajza pësoi disa lëndime trupore, thanë mjekët.

    Në video duket momenti kur vajza bie nga lartësia e madhe dhe gjithashtu edhe çasti kur ajo çohet nga trotuari. Shikoni pamjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!