Turqia dhe aleatët e saj rebelë sirianë javën e kaluar kanë nisur një operacion ushtarak në verilindje të Sirisë.
Kjo ndërhyrje synon të eliminojë Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, grup ky që nga Turqia konsiderohet si organizatë terrroriste.
Vite më parë kurdët kishin shpallur federatën e tyre në veri të Sirisë, rajon ky që do të quhej Rojava dhe do të përfshinte të gjitha grupet etnike, vendim ky që kishte zemëruar shumë Ankaranë zyrtare, transmeton Reporteri.net.
Sot e një javë kur sulmet po vazhdojnë, përkundër kërkesës së vendeve perëndimore që Turqia të negociojë me kurdët, bota është solidarizuar me këtë popull në mbështetje të revolucionit në Rojava.
Gjatë këtyre ditëve në Beograd është ndërmarrë një aksion në shenjë solidarizimi me popullin kurd në Siri.
“Vdekje imperializmit turk”, “Rroftë revolucioni në Rojava”, “Ne do ta shkatërrojmë shtetin vrasës” – janë mbishkrimet që janë bërë para Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” pranë Ambasadës së Turqisë, si dhe tek memoriali i ambasadorit të ndjerë turk, Galip Balkar i cili u vra në Beograd 36 vite më parë.
Kujtojmë se forcat e udhëhequra nga kurdët kanë qenë një aleat kryesor i SHBA-së në luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.