×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes në moshën 98-vjeçare Duka i Luksemburgut

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 18:13

    Duka i Madh i Luksemburgut, i cili kishte marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore së bashku me ushtrinë britanike, ka vdekur në moshën 98-vjeçare. Ai kishte hequr dorë nga pushteti mbretëror në vitin 2000 për t’ia lëshuar vendin djalit të tij, Henrit.


    Jean Boit Marc d’Aviano u lind më 5 janar 1921 dhe ishte fëmija më i madh i Princit Feliks dhe Dukeshës Charlotte. Ai e kishte lënë fronin mbretëror nën mbrojtjen e ushtrisë franceze kur forcat gjermane kishin hyrë në Luksemburg më 9 maj 1940.

    Ai jetoi në ekzil në Francë, Portugali, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada bashkë me pjesën tjetër të familjes mbretërore, para se të shkonte në Britani për të shërbyer si vullnetar i trupave irlandeze nën urdhrin e Mbretit Xhorxh të Katërt, shkruan “The Guardian”.

    Ai mori pjesë në Betejën e Caenit dhe çlirimin e Brukselit. Më 10 shtator 1944, ai u kthye në Luksemburg. Në prill të vitit 1945, ai e priti nënën e tij në Luksemburgun e çliruar.

    Gjatë sundimit të tij, Luksemburgu u bë qendër e shërbimeve financiare pas disa dekadave të rënies ekonomike. Ai u martua në vitin 1953 me Princeshën Josephine-Charlotte të Belgjikës, me të cilën pati pesë fëmijë.

    Jean vdiq një javë pasi u shtri në spital për shkak të një infeksioni në mushkëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!