×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes nga Covid një 19 vjeçare në Maqedoni

    Reporteri
    08 Prill 2021 | 19:58

    Ka ndërruar jetë pacientja më e re në Kovid-qendrën në Manastir, e cila dyshohej që është pozitive me Covid por nuk u testua, raporton Sdk.mk.


    “Vajza ndërroi jetë disa orë pas pranimit, u soll në gjendje ekstremisht të rëndë. Ndërroi jetë para se ti merret bris dhe nuk është në mesin e personave që kanë ndërruar jetë si pozitivë me covid”, thotë drejtoresha e Spitalit të Manastirit, Biljana Gagaçovska.

    Tani më një vit testime nuk bëhen pas vdekjes, prandaj vajza nuk është në evidencën e personave që kanë ndërruar jetë nga kovid-19. Ajo ka qenë me sindromë Daun.

    Në Kovid qendrën në Manastir janë shtrirë gjithsej 134 pacientë, për 24 orë janë pranuar 23 persona, kurse spitalin e kanë lëshuar 11. Kanë ndërruar jetë dy persona në moshë 63 dhe 69 vjeçare

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!