×
  • Lajme
  • Botë

    Vdes njëri nga të plagosurit në Holandë

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 13:58

    Policia holandeze ka njoftuar se një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Utrecht, i cili ndodhet në qendër të Holandës.

    Dëshmitarët kanë thënë se një person i armatosur i ka qëlluar me armë njerëzit që kanë qenë duke udhëtuar me një tramvaj në mëngjesin e të hënës.

    “Isha duke pritur në semafor dhe e pashë një grua të shtrirë në tokë. Ajo ishte e moshës mes 20 dhe 35 vjeçare”, tha Jimmy De Koster, banor i kësaj zone dhe dëshmitar i ngjarjes.

    Zyrtarët policorë kanë thënë se janë duke e hetuar motivin e këtij sulmi dhe nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ky të jetë sulm terrorist.

    Është raportuar se sulmi ka ndodhur rreth orës 10 e 45 minuta dhe tashmë ka përfunduar. Sidoqoftë, operacionet e policisë janë duke vazhduar.

    Policia e këtij qyteti ka thënë se e kanë rrethuar një stacion të tramvajit në periferi të qytetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekipet e emergjencës. Aty ndodhen edhe tre helikopterë të shërbimit urgjent.

    Mediet lokale kanë raportuar se në vend të ngjarjes kanë shkuar edhe njësitë policore të antiterrorizmit.

    Raportohet se sulmuesi ndodhet ende në arrati, shkruan “Daily Mail”, transmeton Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!