×
  • Lajme
  • Botë

    Vendoset për rizgjedhje në Stamboll

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 20:03

    Autoritetet e zgjedhjeve në Turqi kanë vendosur të hënën që të rimbahen zgjedhjet për kryetar të Stambollit duke anuluar zgjedhjet e fundit, që i sollën humbjen partisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan, AKP.


    Vendimi menjëherë ka sjellë reagimin e Partisë Republikane Popullore që fitoi në zgjedhjet e 31 marsit, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

    Kjo parti e ka cilësuar plan diktature vendimin për rizgjedhje lokale në Stamboll.

    Kujtojmë se sipas të dhënave zyrtare në fund të rinumërimit të votave, kandidati i opozitës Imamoglu, kryesonte me 13 729 vota më shumë ndaj ish-kryeministrit Binali Yildirim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!