×
  • Lajme
  • Botë

    Vetizolohet kryeministri kanadez, gruaja e tij shfaq simptoma të koronavirusit

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 17:56

    Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau bashkë me bashkëshorten e tij Sophie Gregorie Turdeau janë vetizoluar pasi që ajo ka shfaqur simptomat gripi që mund të jenë të koronavirusit.


    Menjëherë pas kësaj ajo ka kërkuar ndihmën mjekësore duke iu nënshtruar testit të COVID-19 rezultatet e të cilit është duke i pritur, shkruan CTVNEWS.

    “Kryeministri do ta kalojë ditën në konferencë, thirrje telefonike dhe takime virtuale nga shtëpia, duke përfshirë të folurit me udhëheqësit e tjerë botërorë dhe të bashkohet me diskutimin e veçantë të komitetit të kabinetit Covid-19”, tha zyra e tij.

    Në këtë periudhë ata janë vetëizoluar në shtëpinë e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!