×
  • Lajme
  • Botë

    “Vinte në ishull vetëm për t’i sjellë një buqetë me lule”, Nëna e 20-vjeçares nuk dyshoi asnjëherë tek dhëndri

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 19:53

    Detaje të reja edhe më tronditëse dalin në dritë ditë pas dite nga vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch në Greqi. Në një raport të zbuluar nga protothema.gr thuhet se e reja ka vdekur në agoni.


    “Ishte një agoni dhe jo një vdekje e menjëhershme”, thuhet në raportin mjeko-ligjor, pasi piloti pretendoi se vrasja kishte ndodhur pas një zënke.

    “Nga të dhënat e autopsisë, konstatohet se pas një përleshje fizike, ndodhi vdekja, pasi dëmtime konstatohen në pjesë të ndryshme të trupit të 20-vjeçares. Në fakt, Babis Anagnostopulos duket se ka synuar ta vrasë gruan e tij, pasi ai e mbyti atë për të paktën 5-6 minuta duke mos e lënë të marrë frymë”, shkruan Proto Thema

    Në raport thuhet se lëndime u gjetën në buzët dhe gjuhën e viktimës, si dhe në qafë ku shenjat mund të jenë për shkak të përdorimit të një sendi të mprehtë.

    Por ajo që është më e frikshme, është shkalla e dëmtimit të fytyrës, pasi identifikohen njolla të shumta të mbytjes.

    Gjakderdhja e gjerë është gjithashtu e dukshme në sy.

    Detajet rrëqethëse që dalin nga raporti mjeko-ligjor mbështesin bindjen, të shprehur në orët e fundit nga kriminologët, se autori mund të jetë duke mashtruar dhe se e ka planifikuar krimin e tij.

    Nëna e britanikes është duke përjetuar momente të vështira tashmë që e vërteta u zbulua.

    Sipas mediave greke, si në familjen e së resë, ashtu edhe në familjen e 33-vjeçarit, situata është dramatike, siç bëjnë me dije edhe burimet pranë tyre.

    Nëna e Caroline është në gjendje shoku, pasi nuk kishte dyshuar asnjëherë tek dhëndri i saj, madje duket se ajo nuk ishte në dijeni për mosmarrëveshjet e çiftit.

    “Susanna (nëna e Caroline) është shumë e revoltuar. Është e mbushur me mllef dhe ka shumë arsye të jetë kështu. I duket sikur po përjeton një makth. Ajo i kishte mbajtur të gjitha shpresat tek Babis, sepse e shihte si një vazhdim të vajzës. Nuk kishte dyshuar kurrë tek ai…”, ka treguar për mediat Hariklia Theodorou.

    Ajo tha se Susanna e kishte pikë të dobët të bijën dhe kjo kishte qenë arsyeja pse ajo nuk donte ta mërziste me problemet e martesës së saj.

    “Kjo është arsyeja se pse ajo nuk donte që ta mërziste të ëmën. Ajo ishte shumë krenare për martesën e tyre, për dhëndrin dhe për mbesën. Mendoj që Caroline nuk donte që t’ia prishte këtë imazh që ajo kishte krijuar”, vazhdoi ajo.

    Ndërkohë, e pyetur për Babis ajo tha se ai ishte gjithnjë duke qeshur dhe se ishte shumë i dashuruar me Caroline.

    “Ai ishte gjithnjë duke qeshur, nuk ishte nevrik. Nuk i tregonte emocionet e forta as gëzimin, as hidhërimin. Ishte shumë i dashuruar, vinte në ishull vetëm për t’i sjellë një buqetë me lule”, tregoi Theodorou.

    Por edhe familja e pilotit 33-vjeçar është në një gjendje të rëndë. Vëllai i tij është i shkouar dhe ende nuk e beson çfarë ka ndodhur.

    “Vëllai i tij është në shok, nuk mund ta besojë, ai është ende këtu në Alonissos. Nëse i njihni prindërit … Ata janë shenjtorë, të arsimuar, nuk e di se si do ta menaxhojnë atë”, ka thënë e afërmja e Susane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!