×
  • Lajme
  • Botë

    Vrasja e gazetares, kush është biznesmeni i njohur që porositi bombën për të cilin kërkohet burg përjetë

    Reporteri
    18 Gusht 2021 | 23:38

    Prokurorja e përgjithshme e Maltës ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për biznesmenin e njohur vendas Yorgen Fenech, si ideator i vrasjes me eksploziv në makinë të gazetares investigative Daphne Caruana Galizia, ne ngjarjen që tronditi vendin ishullor dhe Evropën katër vjet më parë.


    Prokurorja Victoria Buttigieg, ngriti sot akuzat formale ndaj Fenech, i cili ishte arrestuar në nëntor 2019 teksa përpiqej të largohej nga Malta. Ai akuzohet tashmë për bashkëpunim në vrasje dhe konspiracion kriminal.

    Padia konfirmon se ai do të dalë fizikisht para gjyqit, duke kërkuar burgim të përjetshëm për akuzen e vrasjes, dhe 20 deri në 30 vjet burg për konspiracionin kriminal.

    Caruana Galizia ishte gazetarja më e njohur investigative e Maltës, para se të vritej me bombë në makinë në 16 tetor 2017. Vrasja makabre e një gazetareje që kishte ekspozuar vazhdimisht korrupsionin dhe zhvatjet e elitës politike e të biznesit në vend, shkaktoi protesta e zemërim të gjerë, dhe rrjedhimisht dorëheqjen e kryeministrit Joseph Muscat.

    Vrasja e gazetares, kush është biznesmeni i njohur që porositi
    Në kohën e vdekjes Caruana Galizia po hetonte pikërisht një marrëveshje për një central energjitik, ku i akuzuari Fenech ishte drejtori dhe aksioneri kryesor.

    Një nga tre të akuzuarit për vendosjen e bombës vrasëse pranoi aktin në shkurt dhe u dënua me 15 vjet burg. Dy bashkëpunëtorë të tjerë presin gjyqin.

    Një hetim i veçantë i muajit të kaluar vendosi se shteti maltez është përgjegjës për vrasjen e Caruana Galizia, duke krijuar klimën e pandëshkueshëmrisë që lejoi aktin.

    Në nje raport gjykatësit i jepnin përgjegjësi direkte Joseph Muscat për rrethanat që çuan në vrasjen, duke cituar miratimin e tij te punës me kompanitë sekrete të Keith Schembri, krahu i tij i djathtë, dhe ish-ministrit të energjisë Konrad Mizzi.

    Joseph Muscat, Schembri e Mizzi kanë mohuar publikisht përfshirjen. Schembri është akuzuar në mars për pastrim parash dhe mashtrim.

    Kryeministri aktual Robert Abela, i ka kërkuar ndjesë familjes së Caruana Galizia pas konkluzineve të hetimit dhe është zotuar të pranojë të gjitha rekomandimet për çështjen. /TheGuardian/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!