×
  • Lajme
  • Botë

    Vritet një shqiptar në Shkup nga një xhip në lëvizje

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 16:54

    Një person ka humbur jetën gjatë të shtënave që sot pasdite kanë ndodhur në fshatin Rashçe të Sarajit i banuar vetëm me shqiptarë, raportojnë mediumet maqedonase.


    Personi i vrarë raportohet të jetë Sheval Xhika i moshës mbi 60 vjeçare. Dyshimet e para të banorëve janë se mund të bëhet fjalë për hakmarrje. Ai është gjuajtur me kallashnikov nga një veturë në lëvizje. Plagët e marra kanë qenë vdekjeprurëse për të.

    Vetura sipas informacioneve të para ka pasur targa bullgare. Nga MPB nuk japin ende detaje zyrtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!